DYLON

Zgjedhjet të pashmangshme!

Avatar photo Redaksia

Analistët politikë i shohin si të pashmangshme zgjedhjet e jashtëzakonshme në mënyrë që vendi të dalë nga ngërçi politik. Njohësi i çështjeve politike Mazllum Bajraliu thotë se bazuar në situatën në të cilën gjendet vendi, ku partitë politike nuk po bien dakord për tejkalimin e krizës, presidentja Atifete Jahjaga duhet të shfrytëzojë të drejtat e saj kushtetuese që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, e cila sipas tij, janë i vetmi opsion real.

“Fatkeqësisht pasi që nuk po shohim në horizont një marrëveshje në mes të palëve të involvuara në këtë cështje, atëherë mbetet i vetmi opsion real që shikohet mudnësia në kuadër të dispozitave kushtetuese, respektivisht ingirencave që ka presidentja e vendit në përputhje me dispozitat e nenit 84 paragrafi 3 dhe të nenit 4 paragrafi 3 të Kushtetutës, në rrethanat fare i kemi për fat të keq, mund të paraqitet si opsion real që edhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Bajraliu.

EkoHigjiena

Më tepër:
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=6879

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.