DYLON

Zgjedhjet si opsion për tejkalimin e bllokadës

Avatar photo Redaksia

​Deputetët e legjislaturës së kaluar, më 7 maj patën votuar për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që t’i hapej rrugë zgjedhjeve të reja. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe deputetët e kësaj legjislature në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja të cilat po shihen si opsion për tejkalimin e bllokadës.

Për analistin politik, Krenar Gashi, nëse vihet deri të pika kur të gjithë pajtohen se nuk mund të konsolidohen institucionet dhe nëse në asnjë mënyrë nuk mund të gjendet një zgjidhje politike, atëherë deputetët, sipas tij, duhet të mblidhen dhe të votojë shpërbërjen e tij, transmeton Tribuna.

EkoHigjiena

“Nëse vijmë deri të pika kur të gjithë pajtohen se nuk mund të konsolidojmë institucionet, pra nëse në asnjë mënyrë nuk mund të gjendet një zgjidhje politike, atëherë Kuvendi duhet të mblidhet dhe të votojë shpërbërjen e tij, sikur që bëri në fillim të muajit maj dhe presidentja mund do t’i shpallë sërish zgjedhjet. Pra, zgjedhjet janë zgjidhje, natyrisht, por do duhej të ishin zgjidhja e fundit”, ka thënë Gashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.