Zgjedhjet për Këshillat Kombëtare në Serbi do të mbahen më 26 tetor dhe sipas përfaqësuesve kompetent ky proces do të shkojë mirë. Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë dhe ministrja e Administratës Shtetërore dhe e Vetëqeverisjes Lokale, Kori Udoviçki ka biseduar me shefin e Misionit të OSBE-së në Beograd, Peter Burkharad për zgjedhjet për Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare, të cilat do të mbahen më 26 tetor, është kumtuar nga kabineti i nënkryetares së qeverisë.
Kori Udoviçki ka konstatuar se procesi zgjedhor po kalon në pajtim me ligjin, si edhe që në bazë të dialogut të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e pakicave kombëtare dhe të shoqërive civile nuk pritet ndonjë problem më i madh në zbatimin e zgjedhjeve.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=4391