DYLON

Zgjedhjet në veri mund të rrezikohen

Avatar photo Redaksia

Shefja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se veriu i Kosovës është i pasigurt për të lëvizur lirshëm, aq më pak për të bërë fushatë zgjedhore. Sipas saj, këtë pasiguri janë duke e shkaktuar strukturat radikale. Hoxhiq ka thënë se nëse institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk ndërmarrin ndonjë veprim mund të rrezikojnë zgjedhjet në veri.

”Nëse nuk ndryshohet dhe trajtohet si duhet gjendja aktuale mund të rrezikohen zgjedhjet demokratike”, ka thënë Hoxhiq për gazetën ‘Epoka e re’. Ajo ka theksuar se qytetarët e veriut janë duke u përballur me presione të vazhdueshme për të mos dal në zgjedhje.

EkoHigjiena

Duke iu referuar deklaratës së Daciqit për përkrahjen e Listës Unike Serbe, Hoxhiq ka thënë se një deklaratë e tillë i dëmton të gjitha parimet e demokracisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.