• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Zgjedhjet në Serbi dhe Lugina e Preshevës

Redaksia 2LONLINE 5 Prill, 2022 4 min
 Zgjedhjet në Serbi dhe Lugina e Preshevës

Shkruan:  Skender Berisha

Është bërë problem i kahershëm pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si një nga shumë mënyra të spastrimit etnik. Por, kësaj radhe një proces të tillë po e ndihmon edhe një organizim i dobët strategjik elektoral dhe intelektual Shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit në Serbi dolën me një rezultat të dobët.

Ndarja në dy lista zgjedhore në zgjedhjet e fundit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës do t’i kontribuon edhe më shumë procesit te spastrimit etnik dhe jetës pasive të qytetarëve.

Ndikimi indirekt në mirëqenien e qytetarëve në mungesë të përfaqësimit sa më të madh dhe sa më dinjitoz, nuk mbushi mend politikëbërësit e Luginës.

Dihet se e ardhmja e kësaj zone ka kohë që është lënë pas dore, faktori kryesor dhe më me ndikim është pushteti, por faktorë ndihmues indirekt për këtë çështje janë edhe mos bashkëpunimet në mes të subjekteve politike shqiptare.

Zgjedhjet e fundit në Serbi treguan qartë se shqiptaret e ndarë nuk mund të jenë të përfaqësuar denjësisht në parlamentin serb.

Interesi i qytetarëve shqiptarë u devijua nga vetë liderët shqiptarë, duke mos dhënë maksimumin e tyre në bashkimin e ideve dhe politikave zhvillimore të Luginës.

Kjo mundësi e humbur e politikanëve shqiptarë është e papranueshme, dhe kërkon një rishikim të spektrit politik dhe rrugës që po ndjekin ata.

Përfaqësuesit shqiptarë humbën shansin e rritjes së ndikimit në politikën e Serbisë, dhe kjo kërkon adresim!

Në anën tjetër shteti Shqiptar dhe Kosova duhet të marrin më seriozisht kërkesat dhe problemet që i preokupojnë qytetarët shqiptarë të Luginës. Ndihma e deritanishme karshi këtyre qytetarëve ka qenë minimale.

Ata kanë shpresë tek qeveria shqiptare dhe ajo kosovare që në të ardhmen të jenë të gatshëm t’i marrin mbi supet e tyre problemet e Luginës, t’i trajtojnë ato në mënyrë institucionale, dhe mos të lihen në mëshirë të fatit, dhe dinjiteti i tyre të mos nëpërkëmbet.

Të gjithë duhet të jemi pjesë e pandashme dhe e zgjidhjeve të problemeve që kanë qytetarët e Luginës./2LONLINE/

Etiketa:Opinion serbi Skender Berisha ugina e Preshevës Zgjedhjet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave

22 Qershor, 2022

Vështrim për librin Matematika 6

21 Qershor, 2022

Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!

21 Qershor, 2022

Nexhmedin Arifi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të Kosovës

19 Qershor, 2022

Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin

13 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com