Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka thënë se zgjedhjet në këtë parti pritet të mbahen në nëntor, kur është edhe afati i tyre i rregullt
Sahatqija ka mohuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në partinë më të madhe opozitare, për çka duket se po angazhohet ish Presidenti Fatmir Sejdiu.
Përndryshe, ditë më parë edhe Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së, gjatë qëndrimit në Gjilan, ka pohuar se zgjedhjet brenda partisë do të mbahen pas zgjedhjeve nacionale.