DYLON

Zgjedhjet e Rinisë Demokratike të PDK-së u mbajtën edhe në nëndegën e Pogragjës

Zgjedhjet e Rinisë Demokratike të PDK-së u mbajtën edhe në nëndegën e Pogragjës
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e orgnazimit të kuvendeve zgjedhore të Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan, nga Komisioni Lokal për Organizimin e Zgjedhjeve, edhe nëndega e RDK-së në Pogragjë mbajti dje zgjedhjet e saj, me ç’rast për kryetar e zgjodhi Lorik Fetahun, kryesinë prej 9 anëtarëve dhe delegatët për kuvendin e degës.

Në këtë tubim, me një interesim të mirë të të rinjëve dhe të rejave pogragjase, morrën pjesë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Fehmi Mujota dhe Nisret Kelmendi, si dhe Shefik Surdulli dhe Nevzad Halimi nga Komisioni lokal i zgjedhjeve të RDK-së në Gjilan, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Duke i ururar zgjedhjet të rinjëve pogragjas, Fehmi Mujota foli për rëndësinë e zgjedhjeve në RDK dhe rolin e rinisë në PDK në të gjitha proceset që ka kaluar PDK-ja dhe vendi në përgjithësi.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, ai i bëri thirrje të rinjëve dhe të reja t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është e hapur për vlera për njerëzit që i takojnë shekullit 21.

“Potencialin që e ka rinia jonë, i garanton PDK-së kthimin e pushtetit edhe në Gjilan me një qeverisje që vërtetë e meriton Gjilani, tjetërfare nga kjo e sotmja. Shihni rrjedhat e deritashme, proceset e rënda nëpër të cilat ka ka kaluar Kosova, po edhe Gjilani, PDK ishe ajo, respektivisht lidershipi i saj, që i priu të gjitha atyre proceseve të mëdha para luftës, gjatë saj dhe më pas, për vendin”, ka thenë ai.

Ndërkaq, duke e parë interesim e të rinjëve gjilanas për t’iu bashkuar PDK-së, këtë javë pritet mobilizm edhe më i madh për mbajtjen e zgjedhjeve të RDK-së edhe nëpër nëndegët tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.