/2L ONLINE/ Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar i Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot një takim me strukturat e Degës përfshirë kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë përgatitja për zgjedhjet e brendshme të LDK-së së Gjilanit, të cilat zyrtarisht fillojnë nesër me mbajtjen e Konventën së Forumit të Gruas.
Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se zgjedhjet në parti janë të hapura për të gjithë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë ne process me qëllimin e mire që LDK në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e fuqishme me fitore plebishitare.
Lutfi Haziri, ka thënë më tutje se zgjedhjet e brendshme në Gjilan do ta madhështojnë LDK-në, do ta pasurojnë edhe më shumë me kuadro të reja, derisa ka theksuar se LDK është më unike se kurrë.
“Në LDK ka vend për të gjithë dhe i ftojtë gjithë, pa dallim, të rinj e të reja, gra e burra etj., që të marrin pjesë në procesin zgjedhor që do të jetë demokratik dhe transparent. LDK është sinonim i bashkimit, i unitetit dhe assesi i përçarjes. Me këto zgjedhje jam I sigurt që LDK do të dale edhe më e fuqishme dhe do të korrë suksese edhe më të mëdha në zgjedhjet e ardhshme”, tha kryetari Haziri.
Nga ana e tyre, të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi janë zotuar se procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së në Gjilan do të jetë shembull i funksionimit demokratik, i cili kulmon me Kuvendin zgjedho rnë muajin maj.
Ndryshe, zgjedhjet e sivjetme korrespondojnë me 25 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/