DYLON

Zgjedhja e Këshillit të fshatrave do të vazhdoj në Malishevë, Uglarë dhe Kmetoc

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisioni Komunal për organizimin e zgjedhjes së Këshillave të fshatrave, së bashku edhe me OJQ “Agro Eko”, njofton se gjatë muajit shkurt do të bëhet themelimi i këshillave në fshatrat Malishevë, Uglar dhe Kmetoc dhe bënë thirrje për pjesëmarrje të të gjithë të interesuarve nga dy gjinitë.

Avdyl Aliu, kryetar i këtij komisioni, ka thënë se gjatë muajit shkurt do të organizohet krijimi i këshillave të fshatrave në Malishevë, Uglar dhe në Kmetoc në kuadër të themelimit të këshillave nëpër fshatrat e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Këshillat e fshatrave, janë mëse të domosdoshëm të zyrtarizohen, sepse ata po kryejn punë jashtëzakonisht të madhe në interes të fshatit. Kjo po vërehet në fshatrat të cilat tashmë kanë edhe zyrtarisht të themeluar këshillat. Kështu në funksion të kompletimit me këshillat e fshatrave me datën 16 shkurt mbahet takimi në Malishevë të Epërme, duke përfshirë edhe fshatin Caparë, pastaj më 17 shkurt në fshatin Uglar dhe më 18 shkurt zgjedhja e këshillit të fshatit Kmetoc duke përfshirë edhe fshatin Verbicë dhe Muhagjerët e Shillovës”, ka thënë Aliu duke njoftuar se të gjitha takimet fillojnë në ora 17:00.

Ai ka ftuar poashtu të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në mënyrë sa më masive. /2L ONLINE/