Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në Rogaçicë.
Të pranishëm kanë qenë 39 pjesëmarrës në takim, ku me 34 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Jeton Kryeziu, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Sylejmon Kallaba, Shehat Rrudhanj, Bujar Kallaba, Ermal Kryeziu.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi”. /2LONLINE/