DYLON

Zgjatet orari i punës në Bibliotekën e Qytetit

Zgjatet orari i punës në Bibliotekën e Qytetit
Avatar photo Redaksia

Nga 1 Qershori e deri më 30 shtator, me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,, zgjatet orari i punës në Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli” në Gjilan.

Një lajm ky i mirë për studentët e lexuesit e bibliotekës. Orari i punës do të fillojë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 22:00, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ky vendim është marrë për shkak të nevojave të veçanta – përgatitja e provimeve nga ana e studentëve që e frekuentojnë këtë institucion. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.