DYLON

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan viziton Odën Amerikane në Kosovë

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan viziton Odën Amerikane në Kosovë
Avatar photo Redaksia


Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, vizituan Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësinë dhe kompanitë anëtare të organizatës.

Zëvendësndihmësi i Sekretarit Palmer tha se e kupton mirë rolin e Odave Amerikane përgjatë rajonit, dhe në këtë rast të Odës Amerikane në Kosovë, e cila ofron bazament solid për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai falënderoi Odën Amerikane për promovimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si në krijimin e mundësive për bizneset amerikane që të investojnë në Kosovë, ashtu edhe për bizneset nga Kosova që të investojnë në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se rrjeti i Odave Amerikane përgjatë tërë rajonit paraqet një kornizë pozitive, produktive dhe influencuese për ballafaqim me sfidat aktuale me të cilat përballet rajoni.

EkoHigjiena

Palmer shprehu dëshirën të dëgjojë nga anëtarët e Odës Amerikane lidhur me klimën lokale të biznesit si dhe klimën rajonale të biznesit, aspekte këto që zënë vend me prioritet të lartë në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për promovim të integrimit ekonomik rajonal, për uljen e pengesave në integrimin ekonomik dhe në lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit, duke i vlerësuar ato si një kornizë për integrimin e Kosovës në sistemin evropian, në mënyrë ideale si anëtare e Bashkimit Evropian, e që është edhe objektiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e Kosovës. Ai po ashtu tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë folën për rëndësinë e një dialogu më të fuqishëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe sektorit privat, por edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, zhvillimin e kapaciteteve energjetike, si dhe trajnimin e fuqisë punëtore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.