DYLON

ZëvendësministriThaçi priti në takim Atasheun Giustiniani, dakordohen për bashkëpunim Kosovë-Francë

ZëvendësministriThaçi priti në takim Atasheun Giustiniani, dakordohen për bashkëpunim Kosovë-Francë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi ka pritur në takim Atasheun për bashkëpunim i ambasadës së Francës në Kosovë, Joseph Giustiniani.

Zëvendësministri Thaçi dhe Atasheu Giustiniani kanë folur për mundësin e zgjerimit të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Francës në fushën ekonomike dhe për mundësinë e ofrimit të ekspertizës së shtetit francez për Kosovën.

Po ashtu në takim është diskutuar për finalizimin e aktivitetit të iniciativës për tregues gjeografikë, konkretisht djathin e Sharrit dhe rëndësia e organizimit të një forumi të përbashkët në mes Ambasadës Franceze dhe MTI-së për investime nga investitorë francezë në Kosovë.

EkoHigjiena

Thaçi njoftoi Atasheun për klimën afariste të krijuar në Kosovë për investitorët e huaj duke i njoftuar për jetësimin e Ligjit për Investime Strategjike, ku përmes këtij ligji eliminohen burokracitë.

Zëvendësministri Thaçi përmendi reformat që i ka bërë ministria në të bërit biznes dhe publikimin e Raportit të Progresit, që MTI-ja ka qenë njëra nga ministrit që ka pasur rezultat më të mirë.

U dakorduan për të vazhduar bashkëpunimi në mes shtetit të Kosovës dhe Francës.

U diskutua për dy tema të rëndësishme, me theks të veçantë:

1. Finalizimi i projektit për tregues gjeografik- djathi i Sharrit,
2. Investime strategjike franceze në Kosovë- organizimi i forumit me bizneset franceze për mundësin e investimeve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.