Sot në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për një vizitë zyrtare ishte një delegacion i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës e kryesuar nga Deniza Limani – kryetare. Në ministri u pritën nga zv.ministri Izmi Zeka, ku u bisedua për angazhimin e të rinjve në nivel Kosove, për sfidat dhe preokupimet që i kanë të rinjtë e në këtë aspekt edhe për përfaqësimin në këtë institucion të komuniteteve tjera.
zv.ministri Zeka gjatë bisedës me këtë delegacion të udhëhequr nga Deniza Limani shfaqi gatishmërinë që si institucion qeveritar të jemi në përkrahje të projekteve të ndryshme të të rinjve të Kosovës të cilët kryesisht kanë të bëjnë me të gjitha komunitetet.
Znjsh.Limani në bashkëbisedim njoftoi për punën që po bënë Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, për synimet që i ka ky institucion i të rinjve dhe domosdoshmërinë për një komunikim të rregullt me institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Zv.ministri Zeka i dha mbështetje të fuqishme delegacionit në angazhimet që i kanë për të rinjtë e Kosovës dhe vizionin e tyre për një të ardhme evropiane.