DYLON

Zëvendësministri Zeka takon nënkryetarin e Kllokotit Hasan Rashitin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim ishte nënkryetari i Komunës së Kllokotit Hasan Rashiti me delegacion, ku u prit nga zëvendësministri i MKK-së Izmi Zeka. Me këtë rast u diskutua për punën që bëhet në Komunën e Kllokotit dhe natyrisht edhe për mundësitë që I ka MKK -ja për investimet në këtë Komunë.

Me këtë rast Izmi Zeka, zëvendësministër I MKK-së shprehu gatishmërin për tu angazhuar në projekte të caktuara me të cilat u krijohen kushte edhe më të mira qytetarëve të Komunës së Kllokotit. Po ashtu i u dorëzua projekti ideor për një Qendër Rinore në Kllokot e që është prioritet I qytetarëve të Komunës në fjalë. zëvendësministër Zeka u premtoi se do të angazhohet në realizimin e projekteve të tilla e që për fokus kanë rininë dhe perspektivën e tyre. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.