DYLON

Zëvendësministri Zeka takoi partnerët ndërkombëtar në fushën e migrimit

Zëvendësministri Zeka takoi partnerët ndërkombëtar në fushën e migrimit
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, z. Izmi Zeka, ka pritur në takim partnerët ndërkombëtar të cilët ndihmojnë institucionet e Republikës së Kosovës në fushën e migrimit.

Fillimisht, zëvendësministri Zeka falënderoi të pranishmit për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera vendore në fushën e migrimit.

Në këtë takim, ai i informoi të pranishmit për prioritetet e identifikuara në fushën e migrimit për vitin 2018, si ato të natyrës së hartimit të legjislacionit dhe politikave, aktiviteteve për zhvillim të kapaciteteve në fushën e migrimit.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësuesit të IOM-it, UNHCR-së, EULEX-it, Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Projektit për fuqizimin e autoriteteve për menaxhim të migrimit në Kosovë i financuar nga Qeveria Zvicerane.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të bashkërendojnë të gjitha aktivitetet në fushën e migrimit në përputhje me prioritetet e caktuara nga Koordinatori Nacional për Migrim si dhe të vazhdojnë me dinamikën e shtuar në ofrimin e përkrahjes dhe asistencës teknike në fushën e migrimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.