DYLON

Zëvendësministri Zeka priti në takim përfaqësuesen e Fondit Gjerman Marshall të SHBA-së

Zëvendësministri Zeka priti në takim përfaqësuesen e Fondit Gjerman Marshall të SHBA-së
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, njeherit Koordinator Nacional për Migrim, priti në takim, znj. Astrid Ziebarth nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve te Bashkuara.

Në këtë takim u diskutua lidhur me trendet e migrimit në Kosovë që nga viti 2015, si dhe me sfidat e menaxhimit të imigrimit dhe emigrimit, zbatimin e strategjisë për migrim etj.

Zëvendësministri Zeka njoftoi znj Ziebarth lidhur me trendet e migrimit, ku u potencua fakti se Kosova nuk është prekur nga ndonjë fluks i madh në vitin 2015, siç ndodhi me vendet tjera të rajonit. Ai tha se megjithatë janë ndërmarrë hapa konkret që në raste të fluksit do të menaxhohet sa më mirë, duke hartuar Planin e Reagimit për menaxhimin e fluksit masiv me migrantë dhe refugjatë.

EkoHigjiena

Në këtë takim u bë e ditur edhe rreth planeve për hartimin e strategjisë së re pesë vjeçare lidhur me migrimin, proces ky që do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.