Për t’u njohur nga afër me procesin stërvitor të njësive të FSK-së, Zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga Ud. komandantit të Forcës Tokësore, kolonel Hysen Dreshaj, ka vizituar njësitet e FSK-së, respektivisht Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, në ambientet stërvitore në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj Bokës.
Me këtë rast, ai u prit nga Shefi i Operativës së Regjimentit, Major Gëzim Osmani i cili e njoftoi me aktivitetet aktuale, planin stërvitor si dhe angazhimet për të ardhmen, me fokus për përgatitjen sa më të mire për realizimin e suksesshëm të detyrave gjatë stërvitjes “Defende-Europe’23”.
Kurse nga ana e tij, Zv.Ministri Syla u nda shumë i kënaqur me organizimin, disiplinën, prezantimin profesional si dhe demonstrimin praktik të detyrave gjatë stërvitjes.
Ai u rikujtoi të gjithëve se, Qeveria e Republikës dhe Ministria e Mbrojtjes është maksimalisht e përkushtuar që FSK të zhvillohet dhe forcohet në të gjitha aspektet, si dhe me fokus ka ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike dhe kushteve të shërbimit për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. /2LONLINE/