DYLON

Zëvendësministri Syla sheh nga afër rrjedhën e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ‘23”

Zëvendësministri Syla sheh nga afër rrjedhën e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ‘23”
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga drejtori i televizionit të RTK-së, Rilind Gërvalla, ka realizuar një vizitë në Aeroportin e Gjakovës dhe në kampin Devë, me qëllim të njoftimit nga afër me rrjedhën e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ‘23” si dhe për ta parë punën e institucionit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), i cili është duke e mbuluar direkt nga terreni këtë aktivitet ushtarak.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla dhe drejtori Gërvalla janë pritur nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe Komandanti i Regjimentit të parë të këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuqi, të cilat njoftuan për mbarëvajtjen e këtij ushtrimi ndërkombëtar, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.