Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga drejtori i televizionit të RTK-së, Rilind Gërvalla, ka realizuar një vizitë në Aeroportin e Gjakovës dhe në kampin Devë, me qëllim të njoftimit nga afër me rrjedhën e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ‘23” si dhe për ta parë punën e institucionit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), i cili është duke e mbuluar direkt nga terreni këtë aktivitet ushtarak.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla dhe drejtori Gërvalla janë pritur nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe Komandanti i Regjimentit të parë të këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuqi, të cilat njoftuan për mbarëvajtjen e këtij ushtrimi ndërkombëtar, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/