DYLON

Zëvendësministri Syla priti pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë të Shqipërisë

Zëvendësministri Syla priti pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe drejtori i Departamentit për Inteligjencë dhe Siguri, gjeneral major Gëzim Hazrolli, pritën sot pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Duke i uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve, zëvendësministri Syla nënvizoi rëndësinë e këtij kursi për avancimin profesional të personelit ushtarak dhe civil në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai vlerësoi lart pjesëmarrjen e Kosovës, duke e cilësuar si një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe vendet aleate. Gjithashtu, zëvendësministri theksoi nevojën për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës në një ambient sigurie që po ndryshon, ku sfidat rajonale dhe globale kërkojnë koordinim të qëndrueshëm dhe shkëmbim të vazhdueshëm të njohurive strategjike.

EkoHigjiena

Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjeneral brigade Ylli Pulaj, falënderoi për mikpritjen dhe informoi zëvendësministrin Syla se këtë vit Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM-15) ka 18 pjesëmarrës nga institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë në vend, si dhe nga Forcat e Armatosura të Kroacisë, Gjeorgjisë, Hungarisë, Italisë, Turqisë dhe Kosovës.

Gjeneral Pulaj theksoi se ky kurs ofron njohuritë e nevojshme mbi sfidat e sigurisë dhe mënyrat e menaxhimit të tyre në një kontekst afatgjatë, duke e bërë të domosdoshëm për kandidatët që synojnë avancimin në pozicione të larta ushtarake, diplomatike dhe institucionale.

Kursi zhvillohet në bashkëpunim me lektorë nga Qendra Marshall në Gjermani, Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s, Qendra për Studime të Avancuara dhe Instituti për Studime Globale në Romë, Departamenti i Shërbimeve nga Universiteti i Washington DC, Universiteti “Beyazit”, Ankara, Turqi, Komiteti Ushtarak i Bashkimit Evropian, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të lartë, të ftuar nderi (Guest speaker) nga institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, NATO-s dhe vendeve partnere. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.