DYLON

Zëvendësministri Syla priti në takim udhëheqësit e Shoqatës se Pensionistëve të TMK-së dhe FSK-së dhe Simpatizantëve “Elita”

Zëvendësministri Syla priti në takim udhëheqësit e Shoqatës se Pensionistëve të TMK-së dhe FSK-së dhe Simpatizantëve “Elita”
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve sipas planit vjetor për mbështetjen ushtarake autoriteteve civile, sektorit privat dhe OJQ-ve, zëvendësministri Syla priti udhëheqësit e Shoqatës se Pensionistëve të TMK-së dhe FSK-së dhe Simpatizantëve “Elita” nga Prizreni.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja dhe thellimi i bashkëpunimit me OJQ-të, me mision mbështetjen në raste fatkeqësish natyrore dhe fatkeqësish tjera.

EkoHigjiena

Udhëheqësit e shoqatës prof. Haxhi Ferati, gjeneral brigade në pension Bajram Bekteshi dhe Agim Leka, prezantuan para zv.ministrit  Syla misionin e shoqatës dhe kërkuan bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore, për ngritjen e kapaciteteve të tyre si mbështetje nivelit lokal në nivel vendi, pasi që shoqata e tyre është e shtrirë në tërë territorin e Republikës se Kosovës.

Në këtë takim u diskuan temat si: bashkëpunimi në sferën e edukimit dhe sensibilizimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, për qytetarët e vendit, me theks te veçantë tek moshat rinore dhe si dhe trajnimi dhe certifikimi i ekipeve të tyre në fusha specifike, si kërkim-shpëtim urban, kërkim- shpëtim malor dhe trajnime tjera sipas nevojës dhe vlerësimit të rrezikut për komunën përkatëse.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.