DYLON

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës Zëvendësdrejtorin e NALT-it, Christian Boatswain

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës Zëvendësdrejtorin e NALT-it, Christian Boatswain
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla priti sot në një takim lamtumirës, ​​Zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), z. Christian Boatswain.

Me këtë rast, në emër të Ministrit Mehaj, Zëvendësministri Syla i ndau mirënjohje z. Boatswain, me motivacion për rolin dhe kontributin e madh në mbështetjen e stafit vendor dhe të gjitha të arriturave të deritanishme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Z. Boatswain nga ana e tij shprehu përshtypjet e tij të larta për të gjithë periudhën katërvjeçare të bashkëpunimit me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe angazhimin e tij me NALT-in.

Në fund zv. Ministri Syla, i uroi suksese në misionin e radhës, duke i kujtuar atij se të gjithë do ta kujtojmë me respektin dhe mirënjohjen më të lartë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.