DYLON

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës atasheun gjerman të mbrojtjes, nënkolonelin Kai-Uwe Napel

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës atasheun gjerman të mbrojtjes, nënkolonelin Kai-Uwe Napel
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti në takim lamtumirës atasheun gjerman të mbrojtjes, rezident në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të akredituar për Republikën e Kosovës, nënkolonelin Kai-Uwe Napel.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla e falënderoi nënkolonelin Napel për kontributin e dhënë dhe ndihmën e pakursyer për avancimin Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjatë mandatit të tij tre vjeçar ku në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ndau një mirënjohje.

EkoHigjiena

Ndërsa, nënkolonel Napel tha se ndjehet i nderuar për mundësinë që pati të shërbejë në Republikën e Kosovës si atashe gjerman i mbrojtjes dhe theksoi se ky bashkëpunim i mirë bilateral do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij, Josef Nolte, duke u fokusuar në shkollimin e kuadrove të FSK-së në Republikën Federale të Gjermanisë.

Të dy palët u dakorduan që në takimet në vijim, të ketë lëvizje konkrete në drejtim të realizmit të këtyre projekteve të përbashkëta. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.