DYLON

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës atasheun britanik nënkolonelin Green

Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës atasheun britanik nënkolonelin Green
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Edward John Green me rastin e përfundimit te misionit të tij në Kosovë.

Me këtë rast, zëvendësministri i shprehu falenderim për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së shërbimit në Kosovë si atashe i mbrojtjes.

EkoHigjiena

Zëvendësministri u shpreh se nënkoloneli Green përfaqësoi një shtet mik që ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin tonë, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si në edukim, stërvitje dhe trajnim.

Gjatë mandatit të nënkolonelit Green, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë pasur mundësinë të përfshihen në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Angli, për t’u përgatitur për luftën në Ukrainë. Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për meritat e atasheut britanik lidhur me zhvillimin e FSK-së, si dhe përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale në sferën ushtarake.

Në fund të takimit, nënkoloneli Green u falënderua për pritjen dhe theksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e objektivave të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.