DYLON

Zëvendësministri Syla priti në takim komandantin e Korpusit V të Ushtrisë Amerikane, gjenerallejtënant John Kolasheski

Zëvendësministri Syla priti në takim komandantin e Korpusit V të Ushtrisë Amerikane, gjenerallejtënant John Kolasheski
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zv. komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, pritën në takim komandantin e Korpusit V të ushtrisë amerikane, gjenerallejtënant John Kolasheski, të shoqëruar nga oficerë të lartë të këtij Korpusi.

Qëllimi i këtij takimi ishte në vazhdën e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së me ushtrinë e SHBA-së si partneri më i madh dhe i pazëvendësueshëm strategjik.

EkoHigjiena

Me këtë rast, zv.ministri Syla shprehu nderin dhe kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Kolasheskit duke theksuar se objektivi parësor i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja, zhvillimi dhe avancimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushjen efektive të misionit dhe detyrave të saja ligjore.

“Të gjitha përvojat e deritashme që kemi me SHBA janë garanci për shtyrjen përpara të proceseve nëpër të cilat është duke kaluar MM dhe FSK”, tha zëvendësministri Syla.

Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi theksoi se SHBA ka pasur dhe ka rolin kyç për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe synimet tona për të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se me ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përveç misionit për sigurinë e vendit, të jemi edhe partner serioz  në misionet e përbashkëta shumëkombëshe të udhëhequra nga SHBA në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Ndërsa gjenerallejtënant John Kolasheski tha se SHBA-ja është e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë e Evropës në përgjithësi për të ofruar shpresë për paqe për të gjithë njerëzit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.