Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadorin Mehdi Halimi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, “Eurosatory 2024”, që po mbahet në Francë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendësministri Syla dhe delegacioni në fjalë do të vizitojnë për disa ditë panairin, për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimin për të avancuar ushtrinë dhe policinë tonë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/