DYLON

Zëvendësministri Syla mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Zëvendësministri Syla mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mori pjesë në takimin e 31-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Bruksel.

Në këtë takim të radhës u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere në fushën e mbrojtjes.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë takim nënvizon përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë aleatëve dhe për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike,njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.