DYLON

Zëvendësministri Syla mirëpriti pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje

Zëvendësministri Syla mirëpriti pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, mirëpriti sot pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të organizuar nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Shqipërisë. Ai i uroi mirëseardhje delegacionit, duke e vlerësuar vizitën e tyre si një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit, zëvendësministri Syla i informoi pjesëmarrësit për progresin dhe sfidat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. Ai gjithashtu ndau mendimet e tij mbi situatën e sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe global.

EkoHigjiena

Në vijim, Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjeneral brigade Ylli Pulaj, shprehu falënderime për mikpritjen dhe vuri në dukje përfshirjen e gjerë në kurs, duke përfshirë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, dhe vende të tjera partnere si Gjermania, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, Gjeorgjia dhe Italia. Gjeneral Pulaj theksoi qëllimin e këtij kursi si përmirësimi i aftësive dhe cilësive të personelit civil dhe ushtarak përmes shkëmbimit të përvojave me vendet partnere të NATO-s.

Zëvendësministri Syla vlerësoi lartë përfshirjen e Kosovës në këtë kurs, duke e konsideruar si një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve partnere. Ai përshëndeti fokusin shkencor dhe strategjik të vizitës, i cili përfshiu trajtimin e aspekteve historike dhe ushtarake të betejave të UÇK-së, me një theks të veçantë në Betejën e Koshares, si një moment historik në luftën për liri.

Zëvendësministri Syla shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e përgatitur atë si një ushtri moderne dhe e përkushtuar për garantimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Në kuadër të këtij takimi, shef i J5J8 të FSK-së, kolonel Haki Hoti,  bëri një prezantim të përgjithshëm mbi të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe objektivat për ardhmen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.