DYLON

Zëvendësministri Syla dhe delegacioni nga ushtarakët e FSK-së vizituan bazën ushtarake në Turqi ku po zhvillohet Ushtrimi “EFES 2024”

Zëvendësministri Syla dhe delegacioni nga ushtarakët e FSK-së vizituan bazën ushtarake në Turqi ku po zhvillohet Ushtrimi “EFES 2024”
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla i shoqëruar nga Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, atasheu i mbrojtjes në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu, si dhe delegacioni nga ushtarakët e FSK-së, vizituan bazën ushtarake në Turqi, ku po zhvillohet Ushtrimi “EFES 2024”.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla dhe delegacioni që po e shoqëron atë, u pritën miqësisht nga komandanti i këtij kampi, Koloneli Ismail Ibish, i cili i njoftoi për rrjedhën e ushtrimit dhe më gjërësisht për kontingjentin e ushtarëve tanë nga Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore. Koloneli në këtë takim theksoi fjalët më të mira të mundshme për disiplinën, sukseset, profesionalizmin dhe gatishmërinë që ushtarët e FSK-së kanë treguar gjatë gjithë këtij ushtrimi.

EkoHigjiena

Pastaj, në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Turqi, ata vizituan kampin e ushtarëve të FSK-së, ku u pritën nga komandanti i kontingjentit të FSK-së në Turqi, major Ali Krasniqi, i cili në detaje i informoi për ushtrimin, objektivat e tij, ndërveprimin me ushtritë pjesëmarrëse, si dhe sfidat për gjatë gjithë ushtrimit.

Ai gjithashtu theksoi pritjen e ngrohtë dhe shumë miqësore nga ushtria turke, për kujdesin dhe kushtet ideale. Ndërsa ushtarakët tanë, zëvendësministri Syla i përgëzoi për sukseset e arritura të cilat na bëjnë krenar të gjithëve. Ky ushtrim pritet të finalizohet pasnesër i cili do të përcillet nga përfaqësuesit e 45 shteteve që kanë marrë pjesë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.