DYLON

Zëvendësministri Shkodra priti në takim kryetarin e bordit të ARKEP

Zëvendësministri Shkodra priti në takim kryetarin e bordit të ARKEP
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, njëherit Koordinator Kombëtar i Strategjisë për Siguri Kibernetike, priti në takim pune, z. Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e vendit sa i përket sigurisë kibernetike. Po ashtu u diskutua edhe për aktivitetet e strategjisë të cilat përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të intensifikimit të koordinimit.

Zëvendësministri Shkodra vlerësoi domosdoshmërinë e të qenurit në hap me trendët e zhvillimit të teknologjisë. Ai shtoi se Republika e Kosovës ka bërë përparime të dukshme në fushën e sigurisë kibernetike, por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përgjigjemi sfidave që vinë me zhvillimet e reja teknologjike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.