DYLON

Zëvendësministri Selami Shkodra priti në takim përfaqësuesit e EMCDDA

Zëvendësministri Selami Shkodra priti në takim përfaqësuesit e EMCDDA
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra priti në takim përfaqësuesit e lartë të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Substancave Narkotike (EMCDDA).

Në këtë takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e luftimit të drogave dhe substancave psikotrope.

Po ashtu u diskutua edhe nevojën e themelimit, ngjitjes dhe funksionalizimin e opservatorit në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të evidentimit dhe raportimit në kohë reale për drogat, llojet e drogave, masat, evidencat dhe raportet tjera në fushën e drogave.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e EMCDDA u shprehën të gatshëm se do të vazhdojnë të mbështetin MPB-në. Ata vunë në dukje se do të vazhdojnë të mbështesin në kuadër të zhvillimit të politikave përmes ekspertëve të ndryshëm dhe ndihmën në luftimin e drogave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.