DYLON

Zëvendësministri Sallahu takohet me “Miqtë e Evropës”

Zëvendësministri Sallahu takohet me “Miqtë e Evropës”
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga “Miqtë e Evropës”, z. Alejandro Esteso Perez, drejtor i programit në ekipin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjes dhe z. Dharmendra Kanani, drejtor kryesor operativ.

Gjatë takimit, zëvendësministri Sallahu prezantoi punën dhe të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë: përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë përmes Vetingut dhe mekanizmave tjerë, reformimin e sistemit të drejtësisë penale, civile dhe administrative, adresimin e krimeve kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Po ashtu, zëvendësministri Sallahu foli edhe për përmirësimin e shërbimeve të profesioneve të lira ligjore dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë si dhe parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.

Ndërsa dy përfaqësuesit nga “ Miqtë e Evropës”, z. Esteso Perez dhe z.Kanani, kanë falënderuar zëvendësministrin Sallahu për takimin, duke theksuar si pozitive stabilitetin qeveritar, punën në forcimin e sundimit të ligjit dhe transparencën e theksuar.

Tutje përfaqësuesit nga “Miqtë e Evropës”, prezantuan idenë e një rrjeti të përbashkët të bashkëpunimit regjional për drejtësinë, me standarde ndërkombëtare, i cili do ta forconte qasjen në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë dhe për një partneritet të mirëfilltë në fushat me interes të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.