DYLON

Zëvëndësministri Sadiku priti shoqatën e pacientëve me Leukemi

Avatar photo Redaksia

Zëvëndësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim përfaqësuesit e “Asociacionit Kosovar për Përkrahjen e Pacientëve me Leukemi Kronike” (CML Kosova). Kryetari i kësaj shoqate, z. Jeton Lika, e njoftoi Zëvendësministrin Sadiku me qëllimet, angazhimet dhe problematikat me të cilat ballafaqohen pacientët e diagnostifikuar me CML (Leukemi Kronike Myeloide), për sigurimin e terapisë si dhe çështjet të tjera me rëndësi për pacientët.

Zëvendësministri Sadiku i ka njoftuar ata me angazhimet e Ministrisë për të siguruar shërbime sa më adekuate shëndetësore për qytetarët e vendit dhe theksoi se MSh do të angazhohet për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme për këtë kategori pacientësh, në përputhje me protokollet ndërkombëtarë për trajtimin e tyre.

EkoHigjiena

Në këtë takim, u bë e ditur se më 22 shtator, edhe në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Leukemisë Kronike Myeloide me aktivitete të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.