DYLON

Zëvëndësministri Sadiku priti përfaqësuesin e OBSh-së me seli në Venedik, Cristoph Hamelmann

Zëvëndësministri  Sadiku priti përfaqësuesin e OBSh-së me seli në Venedik,  Cristoph Hamelmann
Avatar photo Redaksia

Zëvëndësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti në takim Dr. Cristoph Hamelmann, udhëheqës i Zyrës Evropiane për investime për Shëndetësi dhe Zhvillim me seli në Vendik të Italisë, i shoqëruar nga Ushtruesja e detyrës së shefit të OBSh-së në Kosovë, dr. Ardita Tahirukaj.

Ai e njoftoi delegacionin e OBSh-së për zhvillimet në shëndetësi, përgatitjet për sigurime shëndetësore, Sistemin e Informimit Shëndetësor, Odat e profesionistëve shëndetësor, me theks bartjen e disa përgjegjësive nga Ministria tek komunitetet mjekësore.

Zëvendësministri Sadiku falënderoi OBSh-në për bashkëpunim të vazhdueshëm si dhe përkrahjen të cilën kjo organizatë ia ka dhënë shëndetësisë kosovare në shumë fusha.

EkoHigjiena

Z. Hamelmann tha se është i informuar mirë për punët e Zyrës së OBSh-së në Kosovë. “Zyra jonë në Venedik merret me tematika specifike, kryesisht me sistemin e shërbimeve shëndetësore; gjithë-përfshirjen në shërbime shëndetësore, qeverisjen e mirë, etj”, tha ai, duke shprehur interesimin për të ndihmuar Ministrinë edhe përmes stimulimit të prodhimit të produkteve mjekësore dhe pajisjeve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.