DYLON

Zëvendësministri Sadiku priti Drejtoreshën e Drejtorisë së Farmaceutikës së MSh të Shqipërisë

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, me bashkëpunëtorë priti sot në takim Drejtoreshën e Drejtorisë Farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, znj. Shpresa Bello, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në këtë dikaster.

Zëvendësministri Sadiku tha se në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është më se i nevojshëm një bashkëpunim më konkret mes departamenteve farmaceutike të dy ministrive.

EkoHigjiena

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e farmaceutikës do të ishte i mirëseardhur për të dy shtetet në raste të caktuara, kur barnat të cilat ka nevojë urgjente njëri departament, të mbulohet nga departamenti tjetër, tha Zëvendësministri Sadiku.

Znj. Bello, e mirëpriti gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e farmaceutikës, dhe shprehu vullnetin për të punuar në këtë drejtim, që kjo të realizohet sa më mirë që të jetë e mundur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.