DYLON

Zëvendësministri Sadiku priti Ambasadoren e EBA-së në Mal të Zi, znj. Hafsu Al Ulama

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku me bashkëpunëtorë, priti sot Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, znj. Hafsu Al Ulama, ku biseduan për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e EBA-së të projekteve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Zëvendësministri Sadiku, informoi Ambasadoren Al Ulama, për punën që është bërë në shëndetësi që nga pas lufta e deri tani, e në veçanti për projektet që janë në proces si vendimi i Qeverisë për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor, fillimin e ndërtimit të Emergjencës dhe Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, i cili është donacion i EBA-së, për çka edhe e falënderoi dhe e njoftoi për procesin e deritanishëm në këtë aspekt.

EkoHigjiena

Ju jemi falënderues edhe për investimet e fundit me aparaturat më moderne për Spitalin e Vushtrrisë që mban emrin e princit të EBA-së, “Sheik Al Zayed”, me ç’rast janë krijuar kushtet shumë më cilësore për shërbime në këtë spital, tha Zëvendësministri Sadiku, duke theksuar se edhe më tutje Kosova ka nevojë për ndihmën e miqve të saj në mbështetje në fushën e shëndetësisë.

Ambasadorja znj. Hafsu Al Ulama falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e EBA-së, për të ndihmuar në vazhdimësi Kosovën, në të gjitha fushat në përgjithësi e në veçanti në sektorin e shëndetësisë.

Në takim u bisedua edhe çështja e ceremonisë së inaugurimit të renovimit te spitalit “Sheik Al Zayed” në Vushtrri, pas investimeve të bëra së fundmi, në këtë spital.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.