DYLON

Zëvendësministri Sadiku dhe Ambasadori italian Ferrarese diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Izet Sadiku, priti sot në takim Anbasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese, me të cilin biseduan për zhvillimet në shëndetësi dhe bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve italiane në këtë fushë.

Zëvendësministri Sadiku e ka njoftuar Ambasadorin Ferrarese për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të projektit italian mbështetës për shëndetësinë në Kosovë, kryerjen e mbi tridhjetë operacioneve në zemër aty dhe për angazhimet për fuqizimin e shërbimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në takim është biseduar edhe për projektet e tjera të përbashkëta midis Kosovës e Italisë në shëndetësi dhe mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshjeje të re bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, që do t’i hapte rrugë edhe bashkëpunimit të drejtpërdrejt të MSh-së me regjione të ndryshme të Italisë për fushat me interes reciprok.

Zëvendësministri Sadiku ka fëlënderuar Ambasadorin italian për përkrahjen e Qeverisë së Italisë për shëndetësinë në Kosovë, ndërkohë që gjatë takimit janë trajtuar edhe aspekte të bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë publike, emergjencave mjekësore, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.