DYLON

Zëvendësministri Sadiku bisedon me operatorët ekonomik

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Izet Sadiku së bashku me zyrtarë të MSh-së dhe AFSh-së, priti Operatorët Ekonomik të furnizimit me barna dh material harxhues.

Në takim u bisedua për zhvillimet që janë duke u bërë nga ana e MSh-sw, për furnizim me barna për institucionet shëndetësore publike, pas kalimit të buxhetit për barna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), në Agjensionin e Financimit të Shëndetësisë (AFSH).

EkoHigjiena

Zëvendësministri Sadiku, ka falënderuar të gjithë operatorët për furnizimin emergjentë me barna për klinikat e QKUK-së, që kanë pas nevojë për to gjatë vikendit, pas kërkesës të bërë nga e sidomos në këtë rast për donacionet me barna që u dhanë për këto klinika nga disa operatorë ekonomik.

Ai tha se “presim një bashkëpunim dhe koordinim të mirë mes MSh-së, AFSh-së dhe Operatorëve Ekonomik, krejt kjo me qëllim të furnizimit të rregullt me barna dhe material harxhues, si rrjedhojë e ruajtjes së shëndetit të pacientit në nevojë”.

Nga zyrtarë të MSh-së dhe AFSh-së, operatorët ekonomik janë njoftuar për procedurat që do të ndiqen për shpalljen e tenderëve për kontratat të cilat kanë skaduar dhe për vazhdimin e furnizimit me barna në bazë të kontratave valide mes operatorëve dhe SHSKUK-së, deri në skadimin e tyre.

Operatorët ekonomik u shprehën të gatshëm për bashkëpunim, gjithmonë duke vënë në fokus ruajtjen e shëndetit të qytetarit.

Derisa, në fund të takimit u tha se është e nevojshme që këto takime të jenë të rregullta me qëllim të komunikimit më të mirë, që si rezultat do të kishte edhe furnizimin e rregullt me barna për nevojat e institucioneve shëndetësore por, edhe të shprehjes së shqetësimeve apo problemeve të ndryshme që mund të ju paraqiten operatorëve në këtë rast.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.