DYLON

Zëvendësministri Sadiku bisedoi me Zëvendësambasadorin e Italisë në Prishtinë, Matteo Corradine

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti në takim Zëvendësambasadorin e Italisë në Prishtinë, z. Matteo Corradine, ku biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi. Zëvendësministri Sadiku e ka njoftuar Zëvendësamabasadorin Corradine për të arriturat e reformës së shëndetësisë në Kosovë, e në veçanti për hapat që janë ndërmarrë për funksionalizimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK.

Ai tha se në vitin 2016 në këtë klinikë janë kryer 106 operime, me ç’rast buxhetit të Kosovës i kanë kursyer mbi 1. 500 000 euro, dhe synim i MSh-së është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore të përgjithshme shëndetësore, me qëllim të funksionimit të tyre të plotë në shërbim të qytetarëve të vendit.

EkoHigjiena

Në kuadër të takimit është biseduar edhe për projektin e përbashkët mes MSh-së dhe Qeverisë italiane, “Mbështetja e sistemit shëndetësorë në Kosovë” i cili projektit përmban dy komponentë, Kardiokirurgjinë si dhe për parandalim e infeksioneve.

Implementimi i këtij projekti pritet të realizohet në muajin maj të këtij viti.