DYLON

Zëvendësministri Rexhep Kadriu mirëpret në vizitë nxënësit shqiptarë të shtetit kroat

Zëvendësministri Rexhep Kadriu mirëpret në vizitë nxënësit shqiptarë të shtetit kroat
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, në emër të Ministrit Pal Lekaj, të enjtën ka pritur në takim një grup nxënësish shqiptarë, të lindur dhe rritur në Kroaci, pjesë e Bashkësisë Shqiptare Prefektura e Istres-Kroaci, me ç’rast ju uroi mirëseardhje dhe vizitë të këndshme në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Kadriu i informoi nxënësit për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë ato infrastrukturore, si një ndër faktorët kryesor të lidhjes së shteteve mes vete.

Duke i dhënë këtij takimi kahje bashkëbisedimi, Kadriu falënderoi shtetin kroat për përkrahjen e dhënë shtetit kosovar, si dhe kërkoi nga nxënësit që në të ardhmen, njohuritë dhe përvojën e marrë në Kroaci, të vijnë dhe ta sjellin në Kosovë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.