Zëvendësministri i Punëve të Brendshme priti në takim kryetarin e Lëvizjes Qytetare “Vatra”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme priti në takim kryetarin e Lëvizjes Qytetare “Vatra”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha priti në takim kryetarin e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu dhe një ekip të zyrtarëve të lartë të kësaj lëvizje. Zëvendësministri Hoxha dhe Kadriu biseduan rreth ecurisë së procesit të integrimit shoqëror të qytetarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, të cilët tashmë jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast zëvendësministri Hoxha, i njoftoi për kornizën ligjore në fuqi, në bazë të së cilës edhe veprojnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme, duke siguruar që Ministria e Punëve të Brendshme do ta trajtojë seriozisht çështjen e integrimit të të gjithë qytetarëve që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës, natyrisht duke u bazuar në legjislacionin pozitiv dhe kompetencave institucionale

Ndërsa, kryetari i lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu e njoftoi zëvendësministrin Hoxha lidhur me aktivitetet dhe funksionimin e Lëvizjes qytetare “Vatra” dhe gjithashtu e falënderoi për takimin dhe gatishmërinë për t’i diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjes, të cilët tashmë përfaqësohen nga Lëvizja qytetare “Vatra”.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për një komunikim më aktiv në kontekst të shtrimit dhe diskutimit të shumë çështjeve me rëndësi për këtë komunitet.

KOMENTE