DYLON

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla vizitoi rekrutët e rinj të FSK-së

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla vizitoi rekrutët e rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga këshilltari ushtarak i ministrit të Mbrojtjes në detyrë, Agron Berisha, zhvilloi një vizitë motivuese te rekrutët e rinj të FSK-së në Qendrën e Trajnimit Bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Me këtë rast, ai u prit nga Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj dhe shefi i Shtabit të KDS-së, kolonel Nevzat Asllani.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri në detyrë vlerësoi disiplinën, përkushtimin dhe moralin e lartë të rekrutëve, duke theksuar rëndësinë e shërbimit në mbrojtje të atdheut.

Ai uroi të rinjtë për zgjedhjen që kanë bërë dhe i inkurajoi për sfidat dhe mundësitë që i presin gjatë rrugëtimit të tyre profesional në FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.