• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Zëvendësministri Kadriu pjesë e Konferencës “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”

Redaksia 2LONLINE 24 Janar, 2018 3 min
 Zëvendësministri Kadriu pjesë e Konferencës “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka marrë pjesë në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”, i organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara “Tempulli”, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”.

Zëvendësministri Kadriu, në fjalën e tij adresuar pjesëmarrësve në këtë konferencë ka elaboruar punën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe veprimet e ndërmarra, në mënyrë që të rritet siguria në trafik dhe aksidentet në komunikacion, e në veçanti ato me fatalitet, të mos ndodhin.

“Duke parë aksidentet e shumta dhe gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, ne si Ministri e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe Policinë e Kosovës në fund të vitit 2017-të, kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët dhe e kemi shpallur vitin 2018-të, si vit të sigurisë në trafik. Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me këtë, në fund të vitit 2017, është mbajtur një takim përgatitor, mes Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Diasporës si dhe Policisë së Kosovës, për formimin e Këshillit për Siguri të Trafikut Rrugor, i cili do të merret me përpilimin e startegjive dhe do të parashoh veprimet preventuese për uljen e aksidenteve. Ne kemi marrë masa edhe në kuadër të ministrisë në bazë të kompetencave që ajo i ka, me Udhëzimin Administrativ për Kontrollat Teknike, broshurat për pikat e rrezikshme dhe ato të intervenimit emergjent. Nga kjo javë kemi filluar inspektimin e të gjitha kompanive të kontrollimit teknik, ngase gjendja teknike jo e mirë e automjeteve, paraqitet si një ndër faktorët që po ndikon në rritjen e aksidenteve. Ndërsa hap tjetër i shpejt që do të ndërmerret është edhe sinjalizimi i rrugëve të Republikës së Kosovës, sepse nuk kemi sinjalizim të mjaftueshëm dhe të duhur në rrugët tona edhe pse standarti i rrugëve në Kosovë është në rritje”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Në fund të fjalimit të tij zëvendësministri Kadriu, ka deklarauar se rekomandimet e kësaj konference do të merren seriozisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe ato do të inkorporohen në strategjitë e veprimit të ministrisë, në uljen e aksidenteve e sidomos atyre me fatalitet.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë ekspertë dhe njohës të fushës së sigurisë në trafikun rrugor nga vendi dhe shtetet e rajonit.​

Etiketa:aksidenteve kryesore Rexhep Kadriu trafik Zëvendësministri i Infrastrukturës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Aktivitet në ngritjen e sigurisë në trafik

2 Maj, 2023

Policia: Apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull!

6 Shkurt, 2023

Brenda javës, 907 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

30 Dhjetor, 2022

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë-shoferi për tre muaj

24 Nëntor, 2022

Brenda javës 1 mijë e 334 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

18 Nëntor, 2022

Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startup-eve

15 Nëntor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com