DYLON

Zëvendësministri Ilazi takohet me Avokatin e Popullit

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Integrimit Evropian,z. Ramadan Ilazi, është pritur sot në takim nga z. Hilmi Jashari, i sapozgjedhur Avokat i Popullit i Republikës së Kosovës të cilit i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat e Institucionit të Avokatit të Popullit e sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut që përbën edhe një shtyllë kryesor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

EkoHigjiena

Me këtë rast z. Ilazi dhe z. Jashari janë shprehur të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin midis dy institucioneve në të mirën e përparimit të agjendës evropiane dhe përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.