DYLON

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Kryeshefi Ekzekutiv i “Infrakos” diskutuan për bashkëpunim në sigurinë hekurudhore

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Kryeshefi Ekzekutiv i “Infrakos” diskutuan për bashkëpunim në sigurinë hekurudhore
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zhvilloi sot një takim me Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., Naser Krasniqin, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurinë dhe menaxhimin e infrastrukturës kritike hekurudhore në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua mbi rëndësinë e identifikimit të rreziqeve dhe përgatitjen e planeve emergjente për mbrojtjen e rrjetit hekurudhor nga kërcënime të mundshme. Zëvendësministri Syla shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur “Infrakos” përmes trajnimeve dhe asistencës në fushën e reagimit ndaj situatave emergjente dhe krizave të jashtëzakonshme.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, z. Krasniqi prezantoi projektet dhe angazhimet aktuale të “Infrakos”, duke theksuar rëndësinë e modernizimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe transportin e qëndrueshëm të vendit.

Ky takim nënvizoi përkushtimin e ndërsjellë për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës kritike, duke forcuar kështu bashkëpunimin midis institucioneve civile dhe ushtarake në shërbim të qytetarëve të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.