DYLON

Zëvendësministri Hoti takoi nxënësit që fituan medalje të artë në Kenia

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka takuar nxënësit e gjimnazit shkencor “Hasan Nahi” në Prishtinë, të cilët përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Shkencore “Golden Climate” në Nairobi, Kenia, e të cilët madje u shpërblyen me medalje ari në fushën e Agrikulturës.

Nxënësit, Blerim Jashari, Nehar Shala, Rinor Baxhuku, të shoqëruar edhe nga profesori i fizikës, Fatih Karaosmanoglu, u paraqitën në olimpiadë me projektin e tyre të veçantë, “Usage of Sunflower Stalk and Pine Cone as a Humidified Fertilizer” përkrah 30 shteteve të botës që ishin pjesëmarrës.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Hoti përgëzoi studentët dhe profesorin për arritjen e cila sipas tij tregon më së miri se Kosova ka studentë të mirëfilltë, të cilët suksesshëm po e prezantojnë vendin në organizimet e ndryshme ndërkombëtare.

Ky projekt, të cilin e ka mbështetur edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i solli Kosovës një medalje të artë, e që sipas zëvendësministrit Hoti është edhe një motiv për të vazhduar tutje me suksese dhe prezantimin sa më të denjë të vendit.

Ndërkaq, Fatih Karaosmanoglu, profesor i fizikës në gjimnazin “Hasan Nahi” falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen edhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së një projekti të tillë nga ana e MKRS-së.

Ai tha se prezantimi i Kosovës në Olimpiadën Shkencore në Kenia ka mahnitur juritë ndërkombëtare.

Karaosmanoglu, theksoi se gjatë olimpiadës, veçmas suksesit me projektin e tyre, nxënësit nga Kosova kanë pasur mundësinë të tregojnë për kulturën e mirëfilltë të vendit dhe të njihen me nxënës të shteteve të ndryshme.

Me të njëjtin projekt, nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” do ta prezantojnë Kosovën në një organizim të ngjashëm shkencor më 12 qershor në Amerikë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.