DYLON

Zëvendësministri Gegë Lleshi rikonfirmon partneritetin strategjik Kosovë–Shqipëri

Zëvendësministri Gegë Lleshi rikonfirmon partneritetin strategjik Kosovë–Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Gegë Lleshi, realizoi vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku zhvilloi takime me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe drejtues të tjerë të lartë institucionalë e ushtarakë.

Gjatë vizitës, Zëvendësministri Lleshi u prit nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, avancimin e projekteve të përbashkëta dhe koordinimin përballë sfidave të sigurisë.

EkoHigjiena

Delegacioni zhvilloi takim edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ku u diskutua për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e bashkëpunimit ushtarak sipas standardeve të NATO-s.

Në kuadër të vizitës u realizuan takime edhe me drejtues të strukturave të inteligjencës ushtarake, përfaqësues të Komandës Kibernetike dhe institucioneve ushtarake arsimore në Republikën e Shqipërisë. Zëvendësministri Lleshi takoi gjithashtu kadetë dhe studentë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndjekin shkollimin në akademitë ushtarake shqiptare, duke i inkurajuar për profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të vendit.

Vizita rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik në funksion të paqes dhe sigurisë rajonale, njofton Ministria e Mbrojtjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.