DYLON

Zëvendësministri  Gashi diskuton me shoqatat e bankave dhe të sigurimeve për Projektligjin për TAK

Zëvendësministri  Gashi diskuton me shoqatat e bankave dhe të sigurimeve për Projektligjin për TAK
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, së bashku me anëtarët e Grupit punues për hartimin e Projektligjit për TAK, kanë takuar përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqatës së Bankave të Kosovës, Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve, Deloitte si dhe përfaqësuesit e Bankave Komerciale në Kosovë, për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Gjatë takimit të gjitha palët diskutuan për definimin e qartë të trajtimit tatimor të veprimtarisë bankare dhe trajtimin e veprimtarisë së sigurimeve në Kosovë.

Me këtë rast, Zëvendësministri Gashi shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Financave, për të diskutuar me të gjitha palët e interesit në funksion të hartimit të një projektligji sa më efikas dhe konform legjislacionit të vendit dhe direktivave të BE-së.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu falënderoj përfaqësuesit e shoqatave të bankave dhe atyre të sigurimeve, si dhe pjesëmarrësit tjerë për kontributin për hartimin e këtij projektligji.

Po ashtu, përfaqësuesit e Shoqatave të Bankave, Sigurimeve dhe pjesëmarrësit tjerë falënderuan zëvendësministrin Fatmir Gashi dhe Ministrinë e Financave për përfshirjen e tyre në procesin e diskutimeve për hartimin e Projektligjit për TAK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.