DYLON

Zëvendësministrat Mujota dhe Selimaj, pritën në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane, z.Coradini

Zëvendësministrat Mujota dhe Selimaj, pritën në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane, z.Coradini
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministrat e Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj, pritën sot në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane në Kosovë, Mateo Coradini dhe grupin teknik për transport nga ministria e Transportit të Italisë.

Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, pas ratifikimit të marrëveshjës për transport në mes të këtyre dy shteteve.

Në takim gjithashtu u tha se qëllimi i arritjes së kësaj marrëveshje është tejkalimi i barrierave të ndryshe në kuadër të transportit si dhe arritja e qarkullimit më të lehtë në mes qytetarëve të të dyjave vendeve.

EkoHigjiena

Përfaqësuesi i ambasadës së Italisë në Kosovë, Coradini dhe ata të ministrisë së Transportit të Italisë u shprehën se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunimin e tyre në lëminë e transportit për Kosovën dhe Ministrinë e infrastrukturës.

Ndërsa, pas këtij takimi u zhvillua takimi tjetër i nivelit teknik, në mes të dy grupeve nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës dhe përfaqësuesit e nivelit teknik të ministrisë së Transportit të Italisë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.